Më shumë se 5 362 160 raste infektimi dhe 343 211 të vdekur u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Ndër këto raste, të paktën 2 079 300 sot konsiderohen të shëruar.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 3 441 vdekje të reja dhe 99 827 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 965 SHBA me 951 dhe Meksika me 190.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 974 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 261 të shëruar midis të premtes dhe të shtunës. Tre raste infektimi janë regjistruar midis të shtunës dhe të dielës.
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 633 076 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 97 430 vdekje dhe 361 239 të shërime.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 36 793 vdekje për 259 559 raste, Italia me 32 785 vdekje për 229 858 raste Spanja me 28 752 vdekje për 235 772 raste dhe Franca me 28 367 të vdekur për 182 584 raste.
Europa – 2 021 900 raste (173 915 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 1 717 158 raste (103 889 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 720 260 raste (39 166 viktima).
Azia – 441 447 raste (13 992 viktima).
Lindja e Mesme – 343 372 raste (8 805 viktima).
Afrika – 109 562 raste (3 314 viktima).
Oqeania – 8 466 raste (130 viktima)./ ATA