BERLIN – Merkel: Guxim përballë COVID-19 si gjatë rënies së regjimit të Gjermanisë Lindore

0
34

Kancelarja Gjermane Angela Merkel u bëri thirrje sot gjermanëve të tregojnë të njëjtin guxim përballë pandemisë së COVID-19 si gjatë rënies së regjimit të Gjermanisë Lindore, me rastin e 30-vjetorit të ribashkimit.

“E dimë që sot duhet edhe një herë të kemi guximin të ndërmarrim shtigje të reja për shkak të pandemisë së COVID-19”, tha udhëheqësja konservatore në Potsdam, ku u organizuan ceremonitë

“U desh shumë guxim për njerëzit në ish-Gjermaninë Lindore të dilnin në rrugë dhe të nisnin revolucionin paqësor në vjeshtën e 1989-s”, shtoi ajo.

Më pak se një vit pas rënies së Murit të Berlinit, 30 vjet më parë, më 9 nëntor 1989, Gjermania u ribashkua sërish.

Data 3 tetor është festa kombëtare e Gjermanisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu