BERLIN – Merkel: BE e hapur për kompromis për Fondin e Rimëkëmbjes

0
1839
epa08524292 German Chancellor Angela Merkel (R) takes off her protective face mask during a session of the German Bundesrat ('Federal Council') in Berlin, Germany, 03 July 2020. Merkel delivered a statement before the body that represents the country's 16 states at a federal level that focused on Germany's rotating turn presiding the Council of the European Union (EU) in the second half of 2020. EPA/HAYOUNG JEON

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel bëri edhe një herë thirrje për një marrëveshje të shpejtë në Europë për Fondin e Rimëkëmbjes duke nënvizuar se rruga është e vështirë dhe se duhet shumë vullnet për kompromis në Këshillin Europian më 17 korrik.

“Përballë situatës ekonomike aktuale, koha kalon dhe çdo ditë është e numëruar”, shtoi kancelarja.

Ajo kujtoi nevojën për një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta edhe gjatë pushimeve verore.

“Situata është e jashtëzakonshme dhe një përpjekje e jashtëzakonshme është e nevojshme”, përsëriti Merkel.

“Masat e jashtëzakonshme të propozuara nga Komisioni Europian janë adekuate, gjithashtu sepse ato janë të kufizuara në kohë dhe të orientuara drejt një objektivi”, shtoi ajo /ATA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu