Berlin – Gjermania merr presidencën e radhës së BE-së

0
33

Gjermania filloi sot presidencën e radhës të Bashkimit Europian përballë sfidave historike. Nje fokus të veçantë do të ketë plani masiv i rimëkëmbjes ekonomike për të ndihmuar bllokun nga pasojat e pandemisë së koronavirusit.

“E ardhmja e Europës është e ardhmja jonë,” tha Merkel të Hënën ndërsa qëndronte pranë presidentit Francez  Macron për të shtyrë përpara një fond të rimëkëmbjes nga pasojat e Covid-it prej 750 miliardë eurosh.

Gjermania filloi presidencën e saj në BE duke projektuar fjalët “Së bashku për rimëkëmbjen e Europës”. Pas 15 vitesh në detyrë, Merkel është udhëheqësja më jetëgjatë në bllok, ndërsa ka mbajtur edhe më parë presidencën e BE, në vitin 2007.

Një test i parë do të vijë në samitin e BE-së në 17-18 korrik, ku Merkel shpreson se liderët do të arrijnë një marrëveshje mbi fondin e shpëtimit prej 750 miliardë eurosh, i propozuar nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Merkel u ka kërkuar vendeve anëtare që të “përfshihen në një veprim të jashtëzakonshëm solidariteti”, duke paralajmëruar se një rimëkëmbje e pabarabartë mund të godasë tregun e vetëm të BE-së dhe të përfundojë duke dëmtuar gjithashtu edhe ekonomitë më të forta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu