Banka Qendrore Europiane i ofron 400 mln euro kredi Shqipërisë

0
100

Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Banka e Shqipërisë kanë rënë dakord të krijojnë një linjë për marrëveshjet e riblerjes (Repo) për të siguruar likuiditet në euro për institucionet financiare shqiptare, për të trajtuar nevojat e mundshme për likuiditet në euro në rast të mosfunksionimit të tregut për shkak të goditjes së shkaktuar nga COVID-19.Thuhet ne njoftimin per shtyp te BQE-se dhe Bankes se Shqiperise.

Sipas linjës për marrëveshjet e riblerjes (Repo), BQE-ja i ofron likuiditet në euro një banke qendrore të një vendi joanëtar të Eurozonës në këmbim të një kolaterali të përshtatshëm në monedhën euro.

Sipas linjës për marrëveshjet e riblerjes (Repo), Banka e Shqipërisë do të ketë mundësi të marrë hua nga BQE-ja deri në 400 milionë euro. Maturimi maksimal i çdo tërheqjeje do të jetë tri muaj. Linja e marrëveshjeve të riblerjes (Repo) do të jetë në fuqi deri në fund të muajit Qershor 2021, për aq kohë sa nuk do të vendoset një zgjatje e afatit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu