Banka Qendrore e Kosoves : Qe nga 1 Shkurti pagesa përmes terminaleve POS pa kosto shtesë

0
1168

Më datë 26 Dhjetor 2019 Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës miratoi amendamentin  e “Rregullores për Instrumentet e Pagesave Elektronike”, të cilat hyjnë në fuqi nga data 01 Shkurt 2020.

Me anë të këtyre ndryshimeve klientët e bankave mund t’i përdorin kartat e tyre për kryerjen e pagesave për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, përmes të gjitha terminaleve POS pa marrë parasysh se cilës bankë i përkasin,  pa aplikim të kostove shtesë.

Këto ndryshime janë të bazuara në praktikat dhe standardet e BE-së, të cilat kanë për qëllim rritjen e përdorimit të kartave dhe instrumentave te  tjera të pagesave elektronike, si shërbime më efikase me kosto më të ulët për ofruesit dhe përdoruesit e shërbimeve të pagesave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu