Banka e Shqipërisë studim për impaktin e COVID-19 në aktivitetin ekonomik

0
4

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë po punojnë që të masin impaktin e COVID-19 në aktivitetin ekonomik.

Banka e Shqipërisë, bën të  ditur se, materiali synon të masë impaktin relativ të pandemisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, për të cilat ka qenë e mundur të gjenden tregues të aktivitetit ekonomik me frekuencë mujore.

Sipas BSH-së, paraprakisht është e qartë se rënia e prodhimit industrial në ekonomitë e prekura nga COVID-19 do të jetë funksion i përshkallëzimit të masave ndaluese.

“Indeksi i mbylljes arriti nivelin maksimal prej mesatarisht 0.85-0.95 në muajt Prill-Maj, në grupin e ekonomive në këtë studim. Rritja mujore e prodhimit industrial për to parashikohet të luhatet në proporcion me ecurinë e indeksit të mbylljes në ekonomitë që preken nga COVID-19. Rezultatet paraprake sugjerojnë se prodhimi industrial pëson rënie prej rreth 2.5-4% për çdo 10 pikë përqindje shtrëngim të “indeksit të mbylljes””, citon BSH-ja.

Pothuajse të gjitha ekonomitë në Europë dhe botë u detyruan të mbyllen për më shumë se dy muaj nga mesi i Marsit deri në fund të Majit, në përpjekje për të frenuar pasojat që COVID-19 në humbjen e jetëve. Kjo mbyllje dha një efekt të madh në të gjithë ekonomitë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu