Nga Junilda Karanxha
Architect and Head of office at “Archistudio”
Aspak rastësor titulli i këtij artikulli, pasi jemi në muajin e ndjenjave!
Do doja të përfitoja dhe të sillja një formë interpretimi ndryshe të arkitekturës, sa dinamike aq edhe e këndshme mendoj.
Pse është emocioni njerëzor një faktor tepër i rëndësishëm kur realizojmë arkitekturë ?
Sepse duke arritur të gjenerojë emocione, arkitektura arrin nivele perceptimi gati poetike, pra, kur ajo krijon koneksion emocional me individin, mesazhi që përcillet përjetohet më thellë dhe zgjat në kohë!
Vetëm të mendojmë pak……
Njerëzit nuk lexojnë poezi, shohin shfaqje në teatër apo vizitojnë muze çdo ditë të jetës së tyre,…por ata e përjetojnë arkitekturën në çdo moment të jetës! Ndoshta jo në mënyrë observuese gjatë gjithë kohës, por në subkoshience po!
Në mënyrë shumë të natyrshme gjenerohen emocione qoftë pozitive qoftë më pak të tilla…le ta themi hapur, arkitektura ndodhet gjatë gjithë kohës nën presionin e emocionit njerëzor!
Por mos harrojmë që dhe ata që bëjnë arkitekturë, duke filluar nga etërit e saj që e kanë skulpturuar e deri tek studentet e viteve të para, kanë të njëjtën ndjeshmëri dhe përjetime, madje këtu hynë në lojë detyra, ambicia profesionale, ndjeshmëria personale e një sërë faktorësh të tjerë të cilët janë karburanti i makinerisë së krijimtarisë!
Arkitektura ka detyrën sublime që nëpërmjet formave dhe volumeve që krijon të gjenerojë emocione në kohë reale, në mënyrë të pashmangshme, tek të gjithë!
Thënë kjo , kam tentuar të kategorizoj arkitekturën pikërisht në këtë këndvështrim të ndjeshëm, t’u jap ngjyra e forma emocioneve.
-Arkitektura aventureske
-Arkitektura “e ndershme” apo brutaliste
-Arkitektura paqësore
-Arkitektura e fuqishme
-Arkitektura lozonjare