Apple: Vonohet dalja e iPhone 12

0
52

iPhonet e rinj, ata me numrin 12, të pritur këtë vjeshtë, do të mbërrijnë në dyqane më vonë se zakonisht.

Pas disa muajsh mosmarrëveshjesh, zyrtari kryesor financiar i “Apple”, Luca Maestri, e konfirmoi këtë gjatë prezantimit të rezultateve tremujore të kompanisë.

“Vitin e kaluar filluam shitjen e iPhone në shtator. Këtë vit presim që furnizimi të jetë në dispozicion disa javë më vonë”, tha Maestri.

Menaxheri nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë.

Sipas teorive të qarkulluara muajt e fundit, shtyrja e lëshimit të iPhone 12 do të varet pjesërisht nga vonesat në zhvillimin e pajisjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe bllokimet pasuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu