Aplikacioni SmartBirds Pro për grumbullimin e të dhënave mbi jetën e egër në Shqipëri

0
27

Dashamirësit e natyrës si fotografë, gjuetarë, punonjës organizatash, ekspertë por dhe publiku i zakonshëm kanë tashmë mundësinë të grumbullojnë  të dhëna mbi jetën egër, duke mos përjashtuar raportimin e rasteve të kërcënimit ndaj biodiversitetit me anë të përdorimit të aplikacionit “SmartBirds Pro, i përshtatur edhe në gjuhën shqipe.

Shoqata e e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit natyror në Shqipëri (PPNEA) shprehet se ky aplikacion është tashmë në funksion edhe në gjuhën shqipe.

“Folezimi i lejlekut të zi (Ciconia nigra) në Shqipëri, i raportuar për herë të parë nga dashamirës të natyrës, anëtarë të grupit Ëildlife – Albanian Photographers, është një shembull domethënës për kontributin e madh që secili prej nesh mund të japë në rritjen e njohurisë mbi jetën e egër në vendin tone”, – thekson PPNEA.

Nëpërmjet aplikacionit SmartBirds në sektorin “Urban Birds” mund të regjistrojmë të gjithë shpendët që ne arrijmë të dëgjojmë apo shikojmë nga shtëpitë tona”. Të dhënat e marra do të ngarkohen në një hartë, e cila do të shfaqet çdo javë në faqen e PPNEA, e cila do të na ndihmojë të gjithëve për t’u njohur më shume me shpendët e qytetit dhe ato që po tentojnë të afrohen së fundi.

Aplikacioni lejon gjithashtu mbledhjen e të dhënave për kërcënimet e ndryshme ndaj biodiversitetit, siç janë shqetësimi i llojeve të rrezikuara dhe foleve të tyre, zjarret apo dhe përdorimi i karremave të helmatisur, rreziku nga elektroshoku dhe përplasjet me linjat e energjisë etj.

Përshtatja e aplikacionit në gjuhën shqipe u realizua në kuadër të projektit të mbështetur nga CEPF, “Toka e kështjellave dhe shqiponjave – Faza II” dhe projektit LIFE “Egyptian Vulture New LIFE”.

256C6397 45B7 4AF7 A23C 1ACCE979AA12 300x225 - Aplikacioni SmartBirds Pro për grumbullimin e të dhënave mbi jetën e egër në ShqipëriEB52B21E 44E3 44DC 9F05 B7459851C182 300x225 - Aplikacioni SmartBirds Pro për grumbullimin e të dhënave mbi jetën e egër në Shqipëri0B963C82 EE34 42C9 B4EF 3C5BE7AB878E 300x225 - Aplikacioni SmartBirds Pro për grumbullimin e të dhënave mbi jetën e egër në Shqipëri4F521746 4B43 4349 846D F03DC5A2B92E 300x225 - Aplikacioni SmartBirds Pro për grumbullimin e të dhënave mbi jetën e egër në Shqipëri421FEEE7 E2C6 4DD0 BA6F 10A73D3188AB 300x225 - Aplikacioni SmartBirds Pro për grumbullimin e të dhënave mbi jetën e egër në Shqipëri8A5B6895 2036 4EC5 A058 A3A861326F42 300x225 - Aplikacioni SmartBirds Pro për grumbullimin e të dhënave mbi jetën e egër në Shqipëri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu