Angelovska-Bezhoska: Situata makroekonomike është e qëndrueshme, Banka Popullore do të japë kontribut maksimal për trajtimin e sfidave

0
1214

Guvernatorja e Bankës Popullore te Maqedonise se Veriut, Anita Angelovska-Bezhoska, mbajti sot nje konferencë për shtyp në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me masat për zbutjen e efekteve të mundshme negative mbi ekonominë, të shkaktuara nga paraqitja e infeksionit të ri të virusit.

Ajo foli për disa aspekte të rëndësishme ekonomike – ndër të tjera  theksoi se rezervat valutore janë në nivel të lartë, ndërsa sistemi bankar i vendit  është i shëndoshë dhe i qëndrueshëm.

“Ulja e normës së interesit të Bankës Popullore në 1,75% duhet të kontribuojë për uljen e mëtejshme të çmimit të financimit të ndërrmarrjeve dhe popullatës. Me këtë do të mundësohet zhvillimi i ciklit të kredisë, dhe zbutje e efekteve nga goditja negative mbi ekonominë vendase, veçanërisht mbi likuiditetin e sektorit të korporatave, edhe pse potenciali likuid që bankat e kanë në dispozicion është i lartë.“ – tha Angelovska-Bezhoska.

Ajo shkurtimisht  prezantoi edhe vendimet e Këshillit te Bankës Popullore qe u miratuan në drejtim të zbutjes së efekteve të pafavorshme mbi ekonominë, të shkaktuara nga paraqitja e infeksionit të ri të virusit.

Ndryshimi i Vendimit për rezervë të detyruar synon mbështetje më të madhe të kredisë dhe kushte më të favorshme për kompanitë të cilat janë prekur, pergjithesisht shuma e kredive të reja ose të ristrukturuara të miratuara për këto kompani, do të paraqesë një normë të zbritjes nga detyrimi për mbajten e rezervës së detyruar të bankave tek Banka Popullore. U miratua edhe një vendim për të shtyrë disa kërkesa rregullatore për bankat me qëllim që t’ju mundësohet bankave përkushtim në dhënien e mbështetjes së kredisë për biznesin dhe popullatën.

“Kemi përgatitur edhe një propozim Vendim për menaxhimin e rrezikut të kredisë, qëllimi i të cilit është lehtësimi i kushteve për kreditë e ristrukturuara të sektorëve më të prekur. Aktualisht zhvillohen konsultime me bankat dhe presim që së shpejti të miratohet nga Këshilli i Bankës Popullore. Gjatë ditëve në vijim do t’ju informojmë më hollësisht lidhur me këtë.“ – theksoi Angelovksa-Bezhoska.

Ajo përsëriti rekomandimin e Bankës Popullore për të mbrojtur shëndetin publik, të shmanget pëdrdorimi i parave të gatshme në denarë, dhe të përdoren kartat e pagesave, bankingu elektronik dhe mënyra tjera alternative për pagesa.

“Ju siguroj se banka qendrore do të japë kontributin e saj maksimal brenda një grupi të koordinuar politikash për të adresuar sfidat e zhvillimeve aktuale.“ – u shpreh guvernatorja në përfundim të fjalës së saj.

Ne konferencën për shtyp moren pjese edhe zëvendëskryeministrja e Qeverisë, Mila Carevska dhe ministrat Nina Angelovska dhe Kreshnik Bekteshi, të cilët më hollësisht prezantuan masat e miratuara të Qeverisë.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu