Amnistia Fiskale/ Rama:Po punojmë me ekspertizë ndërkombëtare, shumë shpejt realitet

0
1258

Kryeministri Edi Rama i është kthyer sërish bashkëbisedimeve me ndjekësit në ‘Facebook’, duke iu përgjigjur pyetjeve nga shumë fusha. Nder te tjera kryeministri ka deklaruar se amnistia fiskale do të jetë shumë shpejt gati.

Bashkengjitur komunikimi i kryeministrit me qytetaret:

Arbeni nga Shkodra në videon dërguar në adresën [email protected], shprehet se “kam punuar e jetuar në Itali për shumë vite. Në vitin 2010 jam kthyer nga Italia. Ka rreth 3 vite e gjysmë që kam hapur një biznes në fushën e Call Center. Biznesi im hynë tek fasha ku është hequr TVSH dhe tatim fitimi. E falenderojmë kryeministrin, pasi janë lekë më tepër në xhepat tonë. Kam dëgjuar për nismën për amnistinë fiskale për personat nga emigrimi. Duke patur parasysh se jam një nga këto persona, do doja të dija diçka më konkrete për këtë nisëm?”.

“Faleminderit për fjalët e mira dhe me vend besoj, pasi jam i vetëdijshëm që lehtësimi për bizneset e vogla është vërtet i madh. Për sa i takon amnistisë fiskale, po punojmë ngushtësisht me ekspertizë ndërkombëtare, me institucionet ndërkombëtare financiare, pasi jam i bindur që njerëz si ti, që kanë kursimet e tyre në emigracion, patjetër të atyre që kthehen apo që duan t’i formalizojnë dhe t’i investojnë në Shqipëri paratë e tyre të fituara me punë. Durim, sepse siç ti e di vetë, nga puna jote, punët e mira duan kohën, mundin dhe durimin e domosdoshëm për tu kryer mirë. Ki besim se më shpejt se vonë, këtë instrument do ta kesh në dispozicion ti dhe shqiptarët e mirë që duke punuar duan të ecin përpara jashtë dhe brenda vendit”, u shpreh Rama.

Xhuliano, menaxher i një biznesi të vogël, pyet kryeministrin nëse do ketë lehtësime të tjera për biznes. “Tani taksa 0, TVSH 0, pagën e luftës e dhamë në atë moment kur ishit krejtësisht të mbyllur, nuk e d ç’mund të bëjë qeveria për ju më shumë, ndërkohë që ju dhe ne së bashku kemi në dorë të bëjmë diçka të madhe të respektojmë rregullat dhe të vendosim maskën, që do jetë e detyrueshme pas datës 15 tetor, që larg qoftë të mos mbyllemi përsëri. Tani po punojmë fort për të zeruar të gjitha llojet e kontrolleve dhe të jeni njerëz krejtësisht të lirë dhe gjithçka që fitonit a çoni në shtëpinë tuaj, është shumë e rëndësishme të zbrapsim rrezikun e një infektimi masiv që do na çoj sërish në mbyllje, aty do jetë shumë e rëndë për të gjithë…”,- përgjigjet Rama.

Mjeku italian që punon në Shqipëri prej tre vitesh falenderon kryeministrin për vendimin e marrë për zerimin e taksave për biznesin e vogël dhe heqjen e TVSH. “

“Faleminderit mik. Jam shumë i lumtur që  kemi hequr taksat për sipërmarrësit e vegjël, dhe kjo shpresoj që ashtu si ty, do t’i dhe italianëve të tjerë që kanë investuar në Shqipëri. Jemi vëllezër dhe kemi të njëjtin baçe, por fakt është se sa i takon taksave Shqipëria është shumë herë më mirë”,- tha Rama.

Ndër të tjera kryeministri u pyet dhe për specializimet e dyta për mjekët. Ai shtoi se ky është një vendim që e merr Senati dhe i takon atij që të rishikojë vendimin.

“Senati i universiteti ka marrë një vendim për t’u fokusuar tek specializimet që lidhen me nevojat e sistemit tonë shëndetësor. Kur këto nevoja u bënë alarmante pas një mbyllje absurd të bërë nga qeveria e mëparshme. Vrapi për të kapur kohën e humbur dhe në funksion të kësaj kohe të humbur u mor dhe ai vendim. Ky vendim natyrisht do rishikohet kur universiteti, senati i tij do ta shohi të arsyeshme dhe me siguri kjo do të ndodh kur të dhënat e nevojave dhe të mundësive për sa i përket mjekëve specializant t’i japin mundësi për ta rihapur këtë çështje”, u shpreh kryeministri.

Gjithashtu, kryeministri Rama iu përgjigj edhe pyetjes së një studenteje ekselente e cila është rikthyer në Shqipëri dhe është në kërkim të një pune.

“Jam Irini. Kam studiuar për bachelor në fakultetin juridik. Jam një në katër studentët me notën më të lartë në të gjithë universitetin. Kam kryer studimet master në Holland. Tani jam kthyer në Shqipëri dhe po përpiqem të gjej punë. Kam dërguar disa aplikime dhe s’kam marrë përgjigje”, shprehet studentja në videon dërguar kryeministrit.

“Duke nisur nga java e ardhshme do të jesh pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, në kuadër të programit tonë të për përfshirjen e drejt për drejt të studentëve ekselentë në administratë sipas notës dhe meritës, jo vetëm kur kanë mbaruar studimet brenda, por dhe kur përfundojnë jashtë vendit. Ndërkohë, tani ti do të  përgatitesh për të aplikuar sapo të hapen vendet vakante për pozicion stabël në administratën publike. Uroj dhe shpresoj që gjithçka të eci mirë për ty. Suksese dhe fat patjetër. Ndërkohë së bashku me ty dhe me të tjerë, do të vazhdojmë të punojmë për të fuqizuar gjithnjë edhe më shumë shtyllën kurrizore të shtetit, administratën publike”,- iu përgjigj Rama.

Ndërsa pyetjes së një emigranteje për punësimin e të rinjve, Rama theksoi se “administrata jonë publike është një sistem i certifikuar edhe Komisioni Europian si një sistem i besueshëm konkurimi dhe meritokracie për të gjitha ato vende vakante ku kushdo që përmbush kriteret, ftohet për të konkuruar. Ne ndërkohë jemi sot në vazhdim të aplikimit të një programit të ri për studentët ekselentë mund të hynë dhe të punojnë në administrata publike në bazë të vlerësimit që kanë  marrë nga universiteti dhe përmes një strukture të ngritur enkas digjitale që bënë seleksionimin e tyre sipas vendeve të punës dhe sipas kërkesave të tyre”.

“ Ka ende shumë për të bërë për ta vendosur meritën në themelet e funksionimit të rekrutimeve në shtetin shqiptarë, por hapat e bërë janë të jashtëzakonshëm krahasuar me jo shumë vite më parë dhe këtu kam parasysh jo vetëm administrata publike, jo vetëm konkurset për administratën, programin e studentit ekselentë, por kam parasysh edhe mësuesit që hynë në punë vetëm përmes konkursit dhe platformës digjitale mësues për Shqipërinë. Mjekët dhe infermierët që nuk rekrutohen sipas meritës dhe jo sipas partisë apo krushqisë.”,- tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu