Akti Normativ/ 800 milionë lekë për rrugën Ersekë-Leskovik

0
21

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka bërë të ditur se në Aktin Normativ është parashikuar një fond prej 800 milionë lekësh, financim nga buxheti i shtetit për rrugën Ersekë-Leskovik.

Sipas vendimit, rruga Ersekë–Leskovik do ketë një gjatësi 42 km dhe lidh qytetin e Ersekës me qytetin e Leskovikut duke qenë arterie kryesore lidhëse e Shqipërisë Juglindore nga Tepelena – Përmet – Kolonjë – Korçë në lëvizjen e mjeteve, banorëve, mallrave, etj.

Është një zonë me peizazh të bukur dhe është e vetmja rrugë lidhëse për banorët e fshatrave të Kolonjës me qytetin e Ersekës dhe më tej me zonën e Korçës.

Investimet e realizuara në këtë rrugë datojnë rreth viteve 1975 -1980. Në vitet në vazhdim në kuadrin e mirëmbajtjes janë riveshur me asfalt segmente të caktuara, janë ndërtuar vepra arti si tombino, mure mbajtëse, ndërtim bankine, vendosje mbrojtëse metalike, tabela sinjalistike, etj. Rruga ekzistuese është tepër e amortizuar. Gjerësia e segmentit të rrugës ekzistuese (gjerësi asfaltike) varijon nga 4.5 ml – 5 ml.

Rikonstruksioni i rrugës Ersekë–Leskovik synon përmirësimin e konektivitetit rajonal dhe lehtësimin e aksesibilitetit drejt potencialeve turistike të rajonit të Korçës dhe Gjirokastrës, duke sjellë zgjerimin e ofertës turistike të rajonit dhe rritje të oportunitetit për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm rajonal. Projekti i rikonstruksionit do të synojë të përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit rrugor duke ruajtur gjurmën ekzistuese të rrugës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu