AIRBUS ka testuar me sukses ngjitjen automatike në fluturim të një avioni në aeroportin e Tuluzës në Francë.
Avioni A350-1000 kreu tetë ngritje automatike në një periudhë prej katër orësh e gjysmë, falë teknologjisë së re të njohjes së imazhit të instaluar në të. Airbus ka konfirmuar se hapat e rinj janë teste mbi taksitë automatike që do të performohen më vonë përgjatë këtij viti. Ideja e avionëve komercial tërësisht automatikë, është hedhur prej dekadash ndërkohë që një sondazh i kryer në 2019, ka arritur në përfundimin se 70% e 22 mijë udhëtarëve ndjehen të gatshëm të fluturojnë në një avion tërësisht automatik.
Sidoqoftë, incidente si ato të Boeing 737 max ngrenë pikëpyetje për çështjet e sigurisë në avionët plotësisht automatikë. Sipas Airbus, qëllimi i tyre nuk është që të zëvëndësojnë avionët e drejtuar nga pilotët, por ata sigurisht synojnë të përmirësojnë operacionet e fluturimit në tërësi.
Qëllimi është që të përmirësohet operacioni i fluturimit në mënyrë që një pilot të fokusohet më shumë tek vendimmarrja strategjike dhe menaxhimi i misionit.