A mund te jete një tregues i trendit te mbeshtetjes popullore fluksi i fondeve te mbledhura gjate fushates presidenciale ne SHBA?

0
26

Me pak më shumë se tre javë nga Dita e Zgjedhjeve,fushata presidenciale ne SHBA vazhdon ne menyre intensive nga te dyja palet.Ndersa analistet merren me faktoret qe ndikojne ne mbeshtetjen dhe avantazhet qe kane kandidatet, nje shenje treguese pozitive ne shumatoren e pikeve perpara mund te jete edhe mbledhja e fondeve ne mbeshtetje te kandidateve.

Organizata demokrate për mbledhjen e fondeve ActBlue tha të enjten se ka grumbulluar 1.5 miliardë dollarë online nga korriku deri në shtator, shuma më e madhe që kishte mbledhur ndonjëherë në një tremujor. Ndërsa platforma kryesore republikane për mbledhjen e fondeve WinRed tha të hënën se ajo kishte mbledhur 623.5 milion dollarë në të njëjtën periudhë.

Fushata e zotit Biden mblodhi 383 milion dollarë në shtator, duke vendosur një rekord të ri për një fushatë amerikane për të dytin muaj radhazi. Fushata e zotit Trump nuk i ka publikuar shifrat e saj mujore.

Të dy kandidatët po vizitojnë shtetet vendimtare këtë javë. Zoti Trump ka mbajtur tubime në Florida, Pensilvani dhe Ajova, ndërsa zoti Biden po udhëton në Ohajo dhe Florida.

BURIMI: www.voanews.com

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu