Si po e ndryshon koronavirusi mënyrën dhe konceptin e punës

0
52

Nga Rezarta Karapici
Specialiste e Burimeve Njerëzore

Në këto ditë të vështira të izolimit në shtëpi, si rezultat i pandemisë, një pjesë e mirë e bizneseve në të gjithë botën, kanë filluar të praktikojnë punën në shtëpi. Por ç’do të bëhet pasi të kalojë kjo situatë, a do të jetë puna në shtëpi një formë moderne e punësimit, apo do të kthehemi në atë që jemi mësuar të bëjmë për mbi një shekull, pra punën brenda ambientit te saj?

Në fakt puna në shtëpi, megjithëse aktualisht po aplikohet si një nevoje, ka disa avantazhe në aspektin ekonomik dhe individual. Ajo  bën që punonjësit t’a organizojnë kohën siç duan ata. Ata mund të punojnë në çdo moment të ditës apo edhe natën vonë, në çdo moment që ata e ndjejnë veten produktivë, madje duke kryer edhe disa aktivitete njëherësh, duke u kthyer në  “multitasking persons”. Punonjësit janë më afër familjeve të tyre, sidomos kjo e vlefshme për nënat e reja të cilat janë gjithnjë të preokupura për fëmijët e tyre kur i kanë larg. Njëkohësisht puna nga shtëpia është një kursim në kohën e punonjësve për të vajtur dhe ardhur në pune si dhe kursim në kosto të tilla si: veshje zyrtare, paraqitja e jashtme në  tërësi dhe sidomos për femrat, të cilat duhet të jene estetikisht në lartësinë e duhur. Kjo në punën në shtëpi do të reduktohej ndjeshëm. Po ashtu do të ketë një reduktim të shpenzimeve të bëra në bare e restorante në pauzat e orarit të punës…

Kompanitë nga ana e tyre do të reduktojnë kostot për akomodimin e punonjësve dhe kostot e pajisjeve dhe mjeteve, por nga ana tjetër edhe punonjësi nuk do te ketë në dispozicion mjetet efikase për kryerjen e punës si: tavolina apo karrigia e përshtatshme e punës.

Por,  qenia njerëzore siç e dimë, është një qenie sociale dhe si e tillë ajo kërkon socializimin, që ne rastin e punës në shtëpi,  fizikisht e humbet atë.

A do të jenë në gjendje njerëzit të përshtaten me vetminë?

Nga ana tjetër humbet komunikimi midis njerëzve – një element tjetër shume i rëndësishëm dhe i nevojshëm i qenieve njerëzore,  pasi ata duke humbur kontaktin fizik do të komunikojnë me njeri-tjetrin vetëm nëpërmjet aparaturave elektronike duke pakësuar ndjesitë, te cilat na bëjnë kaq te ndryshëm nga qeniet e tjera.

Po ashtu menaxheret do te duhet te mësohen me metoda te reja, alternative,  te drejtimit te punës, duke mos arritur t’a ndjekin dot hap pas hapi ecurinë e punës, por edhe do te mund te punësojnë talentet me te mira ne punën e tyre pavarësisht vendndodhjes se tyre gjeografike.

Ne punën ne shtëpi, ne shumicën e rasteve puna behet online ku punedhenesi duke dashur te kontrolloje punën, do te ketë akses ne pajisjet kompjuterike personale te punëmarrësit, duke bere kështu qe ky i fundit te humbas privatësinë e tij dhe kjo padyshim do t’i shqetësonte ata.

Ne rastin e punës nëpërmjet pajisjeve personale te punëmarrësit, do te shtrohet pyetja kush do t’i përballoje kostot e amortizimit te këtyre pajisjeve dhe nëse ato nuk përballohen nga nderrmarja do te rendojne tek punonjësi.

Një nga shqetësimet me te mëdha mbetet rasti i punonjësve qe banojnë ne shtëpi te vogla apo familjeve te reja me fëmijë te vegjël, ku përqendrimi ne pune do te jete shume i vështire, te mos themi ne raste te veçanta edhe i pamundur…Dhe mbi te gjitha,  jo te gjitha llojet e punëve mund te kryhen jashtë ambientit te punës.

Megjithatë pandemia nuk është koha me e përshtatshme për te gjykuar nëse trendi i  punës ne te ardhmen do te jete pikërisht puna nga shtëpi. Duket se kjo ishte një prove e detyruar e njerëzimit dhe koha do t’a tregoje nëse do te jete ky trendi apo puna brenda ambientit te saj, e cila ne fund te fundit i bën njerëzit me ambicioze, me te motivuar , me kreative dhe ajo qe është me e rëndësishmja me socialë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu