BVLGARI, tre shekuj histori dhe traditë

0
2147

E themeluar në Romë në shekullin e 19 nga argjendari i talentuar grek Sotirio Bulgari, ky brand shpejt krijoi një reputacion për përsosmërinë italiane me zejtari të hollë dhe krijime madhështore kryesisht në stoli.

Gjatë dekadave, risitë dhe prurjet e Bulgarit përcaktuan një stil të veçantë të kombinuar me ngjyra të ndezura, vëllime të balancuara në mënyrë të shkëlqyeshme dhe motive të pagabueshme që në një mënyrë apo tjetrën i ngrinin homazh edhe rënjëve romake të kompanisë.

Ndërkohë që gjithmonë respektoi trashëgiminë e saj  kulturore, Bulgari solli risi që rishkruan rregullat e bizhuterive dhe dizenjot që mbanin emrin e tyre  nxitën tendenca të reja duke u dalluar si ikona të dizajnit bashkëkohor.

Nga argjenti në gold

Stolitë prej argjendi të hollë nga Sotirio Bulgari u vlerësuan shumë nga turistët anglezë që vinin në Romë në ato vite për turneun tradicional ‘’Grand’’ dhe bënë që biznesi të lulëzonte dhe fama të merrte dhenë.

Pas dyqanit të parë në ‘’Via Sistina’’, dyqanet e reja u hapën njëri pas tjetërit në ‘’Via Condotti ‘’dhe në destinacione të tjera turistike.

Kur djemtë e Sotirio-s, Giorgio dhe Costantino iu bashkuan të atit në biznes, sugjeruan se kompania familjare duhet të përqendrohej në prodhimin e stolive të veçanta për elitën e kohës.

Krijimet e para të stilit të bizhuterive të viteve 1920 reflektuan projektimin e shkollës tradicionale franceze, duke përfshirë platin dhe diamantët me dizajne gjeometrike.

Që nga vitet 1940, filloi të shfaqet stili i vërtetë i Italisë , duke përqafuar hijet diellore të arit të verdhë.

Gjatë dekadave, bukuritë e Romës janë përkthyer në kodet e panumërta të stolive të Bulargit, duke e shndërruar pa dashje këtë qytet si  identitetin e markës.

Simfonitë kromatike, balancimi i volumeve dhe talenti për përsosjen e gjeometrisë ngjallën shkëlqyeshëm bashkëjetesën unike të Romës me të tashmen dhe të kaluarën.

Ato çka e kanë bërë gjithmonë të veçantë këtë brand, janë kombinimet mahnitëse dhe dizajnet moderne dhe të gjalla të frymëzuara nga ndjenjat romantike mbi të bukurën. Ndërkohë që shumica e projektimit, prodhimit dhe marketingut mbikëqyren dhe ekzekutohen nga Bulgari, kompania herë pas here bashkëpunon me entitete të tjera. Në vitin 2001 kompania lançoi markën e hotelit,’’ Bulgari Hotels & Resorts’’, një koleksion pronash dhe destinacionesh turistike në mbarë botën.

 

Stoli të çmuara

Koleksionet e bizhuterive të Bulgari përfshijnë: B.zero1, Dream Divas, Serpenti, BVLGARI BVLGARI, Parentesi dhe një linjë speciale martesore.

Orërat 

Koleksionet e orërave përfshijnë: Octo, BVLGARI BVLGARI, Diagono dhe Haute Horlogerie për burra, dhe LVCEA, Serpenti etj. Modelet janë një përzierje mes dizajnit italian dhe zviceran. Filiali zviceran i kompanisë, ‘’Bulgari Haute Horlogerie SA’’,me seli në Neuchâtel eshte përgjegjës për prodhimin e orëve Bulgari.  

Parfumet

Aromat e Bulgari përfshijnë: Goldea, Splendida dhe Omnia për gratë, BVLGARI Man, Aqua, Classics dhe Blv Pour Homme për burra.

Aksesorë dhe produkte lëkure

Krijimi i aksesorëve Bulgari dhe artikujve të lëkurës bëhet në atelienë Bulgari në Firence. Dy herë në vit, Bulgari paraqet koleksionet e tij të fundit në ‘’Milan Fashion Week’’, duke debutuar në pranverë / verë apo edhe shfaqjet e vjeshtës / dimrit.

Bulgari Hotels & Resorts

‘’Bulgari Hotels & Resorts’’ është një koleksion hotelesh dhe destinacionesh turistësh në mbarë botën. Nga Milani e Londra ‘’Bulgari Hotels & Resorts ‘’ kohët e fundit është shtrirë edhe në  Pekin , Dubai dhe Shanghai . 

Linja e dyqaneve 

Bulgari mbështetet në një rrjet shpërndarës prej rreth 300 dyqanesh. Dyqani më i madh në botë është kulla 10-katëshe ‘’Bulgari Ginza’’ në Tokio, 940 metra katrorë me hapësira të shitjes me pakicë, duke përfshirë një restorant dhe një sallë pritjeje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu