Shtëpitë në bregdet/ Si të sjellim relaksin nëpërmjet arredimit

0
85

 

Nga Junilda Karanxha

Architect and Head of office at  “Archistudio”

Bregdeti është vendi më i përshtatshëm për t’ju larguar presionit dhe stresit të akumuluar të muajve të punës. Deti dhe zhurma e valeve janë terapi!

Kemi fatin e madh të kemi gjeografikisht detin pranë, me një vijë bregdetare për tu patur zili. Kjo gjë na ka mundësuar të kemi luksin të kalojmë një pjesë të mirë të kohës sonë të lirë pranë detit.

Dhe ne si arkitektë, nga kendëvështrimi profesional kemi patur mundesinë e artë të projektojmë si  eksteriere ashtu edhe interiere të objekteve pranë detit.

Personalisht, gjatë  ekperiencës sime si arkitekte, kam vënë re një ndjeshmeri ndaj realizimit sa më të mirë edhe të shtëpive apo apartamenteve pranë detit…I njëjti dedikim, i njëjti shqetësim që të dalë çdo gjë sa më e përsosur, e njëjta energji e shpenzuar! Atomatikisht dhe nga ana ime është ofruar impenjim i barasvlefshëm (jam e bindur edhe nga kolegët e mi).

6b9998351643393fa4d8815ee09cafc1 217x300 - Shtëpitë në bregdet/ Si të sjellim relaksin nëpërmjet arredimit

Kanë një karakteristikë të veçantë shtëpitë në bregdet. Duket sikur duhet të “bërtasin” në çdo kohë ‘’relaks dhe pushime’’!

Vlen për t’u theksuar që, pavarësisht këtij lajtmotivi në shtepitë e bregdetit implementohen të gjitha stilet: stili Skandinav, Boho –chic ,stili modern kontemporan, stili minimalist, ai klasik, rustic, shabby, industrialja, stili francez, stili pop-art etj. Të gjithë stilet e gjejnë veten në këto shtëpi, mjafton të përzgjidhen mirë elementët kompozicionalë! Por ekskluziv është fakti që nuk i vendosen limite kreativitetit!

Tema kryesore dhe që përqafohet më natyrshëm nga të  gjithë ne, është ajo “DETARE”!

Telajo e bardhë dhe prekje me të gjithë gradientët  e ngjyrës blu është kombinimi perfekt që transmeton në mënyrë të menjëhershme ndjesi deti dhe pushimesh pranë tij.

Kjo formulë është 100% e vlefshme si për sipërfaqe të medha, pra vila pranë bregdetit, ashtu edhe për apartamente minimalistë në sipërfaqe: nga stili modern e deri te ai klasik!

E bardha si ngjyrë ekzalton sipërfaqet, rrit vizualisht volumin me 30%; ambienti merr frymëmarrje, emeton pastërti, bën të lexohet mirë stili dhe më kryesorja është një sfond i mrekullueshëm për çfarëdolloj ” pikture” që realizojmë me personalizimet tona të stilit. 

large Fustany lifestyle decor and interiors beach house decor 2018 8 - Shtëpitë në bregdet/ Si të sjellim relaksin nëpërmjet arredimit

Me pak fjalë, me të bardhën nuk gabon kurrë! Me këtë sfond punohet me gradientet pastel të çfarëdo ngjyre, ashtu sikurse implementohen mjaft mirë ngjyra të forta, solare, të ngrohta edhe të ftohta dhe krijohet kështu një stil i personalizuar e unik .

EPILOG

Mbyll sytë dhe menjëherë më vjen ndër mend sapo përmend shtëpinë në bregdet:

Shumë dritë natyrale, vetrata të mëdha, perde të lehta lino gjysmë transparente që valëviten nën erën e lehtë, e bardha e pastër dhe dominante, kolltuke të rehatshëm që të përfshijnë kur shtrihesh, jastekë shumëgjyrësh, një trapezari që të lejon të shijosh shkujdesur një pjatë me frutat e mrekullueshme të stinës. Këmbët shkelin mbi parket dhe s’ka ndjesi më të dashur… kur të çojnë natyrshëm në verandë! Ti ulesh në karrigen e lëkundshme dhe kundron horizontin blu! Zhurma e valëve s’ka të krahasuar me asgjë…!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu