3 mësime të rëndësishme mbi lidershipin nga Martin Luther King

0
2285

 

Dr. Martin Luther King, Jr, e shkroi me gërma të arta emrin e tij në histori, si lideri vizionar që ndryshoi kulturën dhe mendësinë  amerikane përgjithmonë. Fjalimet e tij janë jo vetëm një trashëgimi e oratorisë botërore, por edhe burim frymëzimi për shumë njerëz që veprojnë në media, politikë, biznes, industri etj

Mësimet e lidershipit të King janë po aq të rëndësishme dhe aktuale për sipërmarrësit sot.

 Angazhojuni plotësisht kauzës suaj

King ishte një vizionar. Ai ishte një njeri që kishte një ëndërr më të madhe se koha në të cilën jetonte. Kjo është, në fund të fundit, ajo që udhëheqësit e vërtetë vizionarë kanë . Fjalimi i tij “Unë kam një ëndërr” solli njerëzimin në vetëdijen kombëtare për të drejtat civile në Amerikë.

Qëndrimi i King për aktivizmin politik në një mënyrë jo të dhunshme e bëri atë një udhëheqës të natyrshëm dhe një figurë frymëzuese. Ai drejtoi një lëvizje sociale të barazisë gjatë një kohe kur ai nuk u mbështet nga shumica. Në fakt, ai u kërcënua dhe përçmua nga shumë. Por ai qëndroi i përkushtuar ndaj vizionit që besonte. Për fat të keq stili i tij i lidershipit dhe ëndrra e tij i kushtuan jetën.

Edhe pse e dinte që kauza e  tij ishte jopopullor dhe jeta e tij ishte në rrezik, King mbeti i përkushtuar në vizionin e tij. Ai u arrestua të paktën 25 herë.

A po tregoni ju një lloj angazhimi total për çështjen tuaj? Nuk po them se duhet të arrestoheni, por a keni një nivel të lartë intensiteti dhe përkushtimi mbi punën juaj? Nëse po, jeni në rrugën e duhur.

Prishja e status quo-së është thelbësore për ndryshim

Emri dhe vepra e King nderohet sot në botë, por ai dhe idetë e tij nuk u përqafuan nga shoqëria gjatë jetës së tij të shkurtër. Sidoqoftë, King e dinte që ëndrra e tij për barazi (edhe kur barazia nuk ishte popullore) ishte më e rëndësishme se status quo. Veprimet e tij mbështetën vizionin e tij dhe ai ‘’tronditi’’ kulturën popullore mbizotëruese  të kohës. Ndonjëherë bërja e gjërave krejtësisht të ndryshme është ajo që është e nevojshme për evolucionin dhe inovacionin.

Krijoni një ëndërr … pastaj bëjeni publike dhe punoni për të

“Jam i lumtur që bashkohem me ju sot në atë që do të njihet në histori si demonstrimi më i madh për lirinë në historinë e kombit tonë,” tha King kur filloi fjalimin e tij në Monumentin e Uashingtonit. Këto ishin fjalë të larta për një udhëheqës që të proklamonte në një audiencë prej mbi 250,000 njerëz. Por King kishte një ëndërr dhe ai nuk mund të heshtë për këtë.

Sa e efektshme është një ëndërr, nëse ju nuk e komunikoni atë? A keni një vizion për kompaninë tuaj? Nëse po, flisni për mënyrën sesi veprimet, fushatat dhe produktet tuaja e mbështesin atë vizion.

Veprimet e King e bënë atë një nga udhëheqësit më të mëdhenj të shekullit të 20-të, “Njeriu i Vitit” të revistës Time në 1963 dhe një fitues te çmimit Nobel për Paqen në 1964. Po ju si planifikoni ta ktheni ëndrrën tuaj në realitet?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu