Nga Fatima Gorezi
Dhoma Ekonomike e Gruas në Shqipëri (WECA) në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në kuadrin e zbatimit të Programit për Gratë në Biznes, financuar nga Suedia, Luksemburgu, Italia dhe BERZH, organizuan së fundmi aktivitetin me temë: “Lidershipi dhe roli tải ff support data i gruas në ekonominë shqiptare” ku pjesë e eventit ishin disa prej anëtareve të Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri, gjithashtu zonja sipërmarrëse nga e gjithë Shqipëria të cilat patën mundësinë që t’i bashkoheshin aktivitetit nëpërmjet platformës online.
Gjatë fjalës së tyre zonjat në panel nënvizuan rëndësinë e mbështetjes së grave sipërmarrëse, të cilat janë një pjesë integrale në panoramën e përgjithshme të ekonomisë shqiptare.
Kjo ngjarje ishte një ditë ku përgëzohen të gjitha arritjet sociale, ekonomike të grave dhe kur reflektohet mbi mundësitë zombie tsunami hackqë duhet tu krijohen grave për të qenë faktor kudo. Muaji Mars është një muaj historik për gratë, dhe një nga misionet e Dhomës Ekonomike të Gruas është angazhimi për tu dhënë zëhack ff ob34 grave, për t’i ikurajuar dhe nxituar iniciativat e tyre. Kjo ngjarje nënvizoi edhe nevojën për rritjen e artikulimit të kërkesave të grave në biznes.
Gjatë eventit u treguan edhe histori frymëzuese të grave sipërmarrëse dhe vizionare, si dëshmi të suksesit të gruas shqiptare ndër vite.
Gratë shqiptare në biznes janë tashmë po aq të suksesshme sa edhe burrat. Duket se kalimin e viteve kemi një ndryshim të kulturës dhe këndvështrimit ndaj rolit të gruas në shoqëri, si dhe një përfshirje më të madhe të grave në sipërmarrje.
Përmes nismave të kësaj natyre synohet të ndërgjegjësohen sa më shumë biznese për rolin thelbësor të grave në sipërmarrje dhe nevojën për inkurajim të diversitetit gjinor në nivelet më të larta të menaxhimit në Shqipëri