Qendra “Aleanca Gjinore per Zhvillim” zhvilloi ditën e djeshme aktivitetin “Çmimin i Barazisë”. Qëllimi i çmimit është promovimi i barazisë gjinore në punësim në sektorin privat në Shqipëri.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbaj në Hotel Rogner dhe trofetë e barazisë iu dorëzuan bizneseve të nominuara të cilat u përzgjodhën sipas kritereve të publikuara më herët në faqet zyrtare të Qendrës “Aleanca Gjinore per Zhvillim”.
Fitueset u shpallën : znj.Antonela Hako (Administratore e Hako Shpk), znj.Valbona Begolli ( Drejtuese e Alb Pastrim) dhe znj.Linda Shamo ( Themeluese e Easy Pay).
Ky event u organizua në kuadër të projektit “Rritja e Qasjes të Grave në Punësim” i financuar nga Norwegian Embassy in Prishtina.
Vitet e fundit, në Shqipëri është rritur përqindja e grave që punojnë dhe drejtojnë kompani të mëdha.