Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunimin dhe fuqizimin ekonomik të grave

0
92

Gratë sipërmarrëse nga Shqipëria dhe Kosova u mblodhën në Prishtinë në një konferencë të përbashkët diten e djeshme ne kuader te bashkëpunimit dhe fuqizimit te tyre. Nje marreveshje e perbashket u nenshkrua mes Dhomës Ekonomike të Gruas Kosovë dhe Dhomës Ekonomike të Gruas Shqipëri, respektivisht nga kryetarja e DHEG, Antonela Hako dhe Linda Shala, drejtore ekzekutive e G7.
Marreveshja parashikon fuqizimin e gruas në biznes, përmes shkëmbimit të informacionit, aktiviteteve dhe panaireve të përbashkëta. Promovimi dhe lobimi i bizneseve anëtare është prioritet i të dy dhomave po ashtu.

“Mendoj që ka prej vitesh një dëshirë e madhe për të pasur tregje të përbashkëta dhe të ndihmojmë zonjat që të njihen me njëra-tjetrën, me punën e njëra-tjetrës, të shkëmbejnë eksperiencat, sepse realisht me të gjithë punën që ne kemi bërë gjatë këtij viti kemi parë se sa shumë nevojë kanë zonjat për t’u njohur, për të shkëmbyer eksperiencat”, tha ne fjalen e saj znj.Antonel Hako, presidentja e Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri. Nga ana tjeter znj. Shala ne fjalen e saj u shpreh: ”Zhvillimet e kohës në Shqipëri dhe Kosovë do të kenë nevojë për mbështetje të biznesit, andaj ky është një moment i rëndësishëm kur ne së bashku me këtë memorandum bashkëpunimi do ta rrisim nivelin e artikulimit të kërkesave të grave në biznes e të cilat do të jenë të dobishme për vendimmarrësit andej dhe këndej kufirit.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu