Dhoma Ekonomike e Gruas – Rëndësia e fuqizimit të grave shqiptare dhe mirëqenia e tyre

0
709

Dhoma  Ekonomike e Gruas në bashkëpunim me organizatën  “She Inspires”, përfaqësues të  BERZH për Kosovën & Shqipërinë si edhe Ambasadën Amerikane në Kosovë, mbajtën mëngjesin e sotëm virtualisht një event mbi arritjet shoqërore, ekonomike, kulturore dhe politike të grave shqiptare. Eventi i cili u organizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas mblodhi folës të ftuar në nivel lokal dhe rajonal nga të gjithë sektorët.

Fjala e hapjes u mbajt nga Jehona Lluka, themeluese e ‘’She Inspires’’, një organizatë e cila mbështet dhe inkuranjon gratë në biznes dhe jo vetëm.

8 Marsi simbolizon jo vetëm dhënien e të drejtave, por fitimin e tyre, përmes organizimit, konsistencës, dhe bashkëpunimit mes grave. Në fjalën e saj presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u shpreh se është koha të  kalojmë nga ‘’ajo inspiron’’ në ‘’ajo mundet’’.

‘’Kjo ditë është një ditë ku ne përgëzojmë të gjitha arritjet sociale, ekonomike të grave dhe kur reflektojmë mbi mundësitë që duhet tu krijojmë grave për të qenë faktor kudo. Ky është një muaj historik për ne. Ne duhet të angazhohemi tu japim zë grave, t’i inkurajojmë dhe të nxisim iniciativat e tyre.’’ – u shpreh znj. Osmani

Në këtë event përfaqësi kishte edhe nga një vend mik i shqiptarëve siç është Suedia, gjithmonë në mbështetje të kauzave të gruas dhe integrimit të saj në shoqëri.

Karin hernmarck Ahliny, ambasadorja e Suedisë në Kosovë në fjalën e saj u shpreh se shoqëria është më e mirë kur numri i grave në institucione ose në biznes është i lartë dhe gruaja është e përfaqësuar siç duhet.

Elsa Hastad , ambasadorja e Suedisë në Shqipëri u shpreh: ‘’ Jam e lumtur të flas pas Karin, koleges sime në Kosovë. Jemi krenarë që numri i grave ambasadore që Suedia ka në botë po rritet gjithnjë e më shumë. Gati 50% e përfaqësuesve diplomatikë të Suedisë në botë janë femra. Suedia ka qenë aktive në Shqipëri vitet e fundit dhe mbështetja ndaj grave në biznes dhe jo vetëm ka qenë dhe vazhdon të jetë  ndër angazhimet tona më të mëdha në vendin tuaj.’’

‘’Ne duam t’i ndihmojmë gratë të arrijnë pavarësinë financiare dhe duam t’i mbështesim ato në këtë rrugëtim. ‘’ – tha znj.Elsa.

Më tej Lisa Magno, drejtoreshë e Misionit të USAID, Biljana Ker-Lindsay Radonjic , drejtoreshë, Aksesi për Aftësi dhe Punësim, Përfshirja Gjinore dhe Ekonomike, BERZH dhe  Neil Taylor, drejtori Zyrës së BERZH në Kosovë gjatë fjalës së tyre e vunë theksin tek nevoja për fuqizimin ekonomik të gruas si një gur themeli për të luftuar pabarazitë dhe margjinalizmin.

Tre histori suksesi të grave frymëzuese dhe vizionare u  ndanë me të ftuarat në fund, si dëshmi të suksesit të gruas shqiptare.

Tema e fushatës së Ditës Ndërkombëtare të Gruas për vitin 2021 është Zgjedhni për të Sfiduar (#ChoosetoChallenge). 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu