”Hotel Oxford”, destinacioni juaj i mikpritjes brenda kryeqytetit shqiptar

0
2528

I vendosur në zemër të Tiranes, ‘Oxford’është një boutique hotel, i cili qe ne arkitekture eshte nje shkrirje mes klasikut dhe modernit.
Lokacioni eshte fantastik, ku ne vetem pese minuta mund te shkosh ne qender te kryeqytetit shqiptar dhe te aksesosh instituciuone të tilla si Biblioteka Kombëtare, Muzeu  dhe ndërtesa të ndryshme kulturore dhe historike. Te gjitha duket se jane te arritshme me disa hapa, ku ne me pak se dy minuta mund te arrihet edhe Qendra Tregtare Toptani.

Që prej hapjes ‘Oxford Hotel’ ka udhëhequr tregun e mikpritjes brenda kryeqytetit shqiptar.
Marka ka risjellë luksin në treg, komoditetin dhe sherbimin elitar.

Pervec te qenit nje destinacion per turistet qe vijne ne Shqiperi ( atyre nga Kosova dhe Maqedonia me se shumti gjate kesaj kohe te pandemise) , ‘Oxford Hotel’ eshte edhe nje destionacion per zhvillimin e konferencave dhe eventeve te biznesit ( sipas protokolleve te distancimit te diktuara nga COVID-19).

Hoteli vazhdon rritjen e nivelit të shërbimit në mënyrë aktive dhe mbetet autentik në trashëgiminë e tij lokale, pavarësisht nëse kjo është përmes ofertave për ushqimin, mirëqenien ose mënyrën e jetesës.

Sherbimi 24 ore, ushqimi i shijshem, ambientet e pastra, WIFI, parkimi pa pagese etj jane pjesa e preferuar e mysafireve tane , sipas vleresimeve nga klientet.  ‘Oxford Hotel’ ju mundeson hapësira ushtruese, paisje fitnesi, dhomë zhveshje, sauna dhe dhomë me avull, te pajisura me te gjitha kushtet për ushtrime dhe mirëmbajtje të fizikut tuaj.

 

Per te gjithe ju qe deshironi te organizoni nje ditelindje, feste familjare, nje dreke ose darke me miqte ,apo thjesht per te shijuar edhe nje gote vere, ‘Oxford Hotel’ ofron ambjentin e duhur me nje pamje panoramike te pjeses me te bukur te qendres se Tiranes ne Bar- Restorant Top Floor / Oxford hotel.

 

Adresa: St. Xhorxhi Martini 10 , 1001 Tirana, Albania

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu