”Caterina Firenze” çel showroom-in në Tiranë, koleksioni i çantave dhe këpucëve të lëkurës

0
1111

Vetem pak dite me pare ”Caterina Firenze” hapi showroom-in e saj ne Tirane. Nje ambient komod dhe interesant qe reklamon koleksionin e fundit vjesht-dimer te kepuceve te markes dhe ju jep mundesine qe ti porosisni ato dhe ta merrni porosine ne kohe rekord ne adresen tuaj.
Eventi , qe u organizua te shtunen ne mbremje, mblodhi rreth vetes nje sere personaliletesh nga biznesi, media, arti dhe shoubizi ne vend.
Administratori i kompanise Z. Kriton Prendi pershendeti te ftuarit dhe ne fjalen e tij u ndal te theksonte punen e kompanise nder vite, si ia ka dale te rritet dhe te prodhoje produkte elitare te cilat ne bazen e tyre kane lekuren origjinale.

Ne showroom-in prane ”Ish- Ekspozites” do te gjeni jo vetem kepuce dhe cizme per sezonin vjeshtoro-dimeror, por edhe modele te ndryshme te cantave te lekures te punuara me cilesi 100%.

Qe prej vitit 2005, kur ka nisur rrugetimin e saj ne prodhimin e kepuceve, ”Caterina Firenze” ia ka dale te jete nje histori suksesi, duke u rritur vit pas viti ne kapacitete dhe zgjeruar aktivitetin.

Duke pasur parasysh kërkesën e tregut ndërkombëtar dhe të brendshëm për porosi, fabrika kryen të gjitha proceset e kërkuara për prodhimin e këpucëve të bëra ne menyre industriale apo me dorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu