Krijohet Dhoma Ekonomike e Gruas/ Antonela Hako: Synojmë të jemi zëri i të gjitha grave sipërmarrëse

0
88

Edhe grate sipermarrese e kane tashme nje perfaqesi te tyren. Diten e djeshme ne Tirane eshte krijuar Dhoma Ekonomike e Gruas, e cila synon të jetë zëri dhe mbeshtetja per te gjitha grate dhe vajzat e reja qe jane ne biznes, apo po nisin nje sipermarrje te re.
Grate ne sipermarrje vazhdojne te perballen me sfida te shumta. Dhoma Ekonomike e Gruas synon te jete ndihma dhe zeri per ti tejkaluar apo adresuar sic duhet keto sfida dhe mes te tjerash synon edhe te zhbeje  hendekun gjinor qe eshte krijuar nder vite ne sipermarrje.

Ne Shqiperi, rreth 70 % e biznesit eshte e drejtuar prej burrave dhe vetem 30% e sipermarrjeve kane ne krye gra ose kane aksionere gra.

Në ceremoninë e hapjes diten e djeshme ne Tirane moren pjese gra sipërmarrëse nga fusha te ndryshme si: agroturizmi, media, industria e sherbimeve dhe prodhimit, si edhe zyrtarë e përfaqësues të qeverisë, mes tyre Ministrja e Ekonomise dhe Financave Anila Denaj,Ministri i Mbrojtjes së Sipërmarrjes Eduart Shalsi etj.

Kryetarja e Dhomës Ekonomike Antonela Hako ne fjalen e saj u shpreh :“Gratë në karrierë dhe biznes përballen me sfida të mëdha. Flasim për aksesin e ulët në financa, përfaqësimin e vogël në drejtimin ligjor të biznesit në vendin tonë, mungesë informimi, shpesh here dhe vetëpërjashtim ose kufizim nga rrethi social për shkak të angazhimeve të shumta. Takimet me institucionet dhe aktorë të ndryshëm na kanë rikonfirmuar edhe një herë problematikat reale të grave në sipërmarrje, por njëkohësisht na kanë siguruar partneritet strategjik dhe mbështetje”.

Një model i mirë organizimi dhe kontributi ne mbeshtetjen e grave ne sipermarrje erdhi nga Dhoma Ekonomike e Gruas në Kosovë . Ne fjalen e saj kryetarja Afërdita Saraçini solli përvojën e dhomës G7 ( themeluar nga 7 gra ) dhe kontributin e tyre ne informimin, mbeshtetjen dhe adresimin e duhur te ceshtjeve qe shqetesojne grate ne sipermarrje.

Me moton “një grua më e fortë në ekonomi, sjell prosperitet për familjen dhe shoqërinë”, Dhoma Ekonomike e Gruas synon të mbroje interesat ekonomike dhe sociale te grave, te  adresoje problematikat dhe shqetesimet e tyre, te frymezoje, te nxise sipermarrjen etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu