Certifikimi “Global Gap”/ 34 fermerët aplikues kualifikohen si përfitues të Skemës Kombëtare

0
22

34 fermerë që kanë aplikuar në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë 2020, për certifikimin “Global Gap” janë kualifikuar për të përfituar subvencion nga qeveria.

Qeveria mbështet certifikimin e produkteve bujqësore me standardet europiane, si faktor të rëndësishëm në nxitjen e eksporteve të sigurt ‘Made in Albania’, drejt tregjeve ndërkombëtare.

Skema Kombëtare për mbështetjen e Bujqësisë 2020, me fonde nga buxheti i shtetit adreson subvencionimin e fermerëve për implementimin dhe certifikimin me Global GAP të produkteve bujqësore, në masën 50% të vlerës totale të faturës tatimore.

Sipas kritereve të përcaktuara, me vendim të qeverisë, përfitojnë financim të gjithë fermerët që aplikojnë certifikimin Global GAP, por jo më shumë se 175 000 lekë, në perime, fruta, rrush, ullinj dhe agrume, në sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 hektarë. /ATSH/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu