Kasafortat Shkembore / Vendi i sigurt për ruajtjen e pasurive tuaja dhe të dhënave të ndjeshme

0
39

E njohur si një bastion i një sistemi bankar të veçantë, të sigurt, Zvicra së shpejti do t’i ofrojë të pasurve të botës një zgjedhje tjetër për ruajtjen e pasurive të tyre: “kasafortat shkëmbore” të gdhendura në ultësirat e Alpeve.

Sipas Bloomberg, ideja vjen nga sipërmarrësit në Zvicrën qendrore, për një vend rreth 25 milje në jugperëndim të Lucernit.

Dhoma juaj e thesarit në një masiv të fortë shkëmbi”, thotë Bruenig Mega Safe AG, firma që ndërton kasafortat, në faqen e saj të internetit – është “vendi i sigurt për ruajtjen e pasurive tuaja dhe të dhënave të ndjeshme”.

Një iniciativë e tillë, siç vlerësohet më tej vjen pasi të pasurit e botës po kërkojnë gjithnjë e më shumë siguri pasi pandemia ka tronditur tregjet.

Ndërsa disa kanë frikë nga një recesion global ose nga katastrofa natyrore, të tjerët po kërkojnë të shmangin depozitat bankare pasi “normat negative” të interesit i detyrojnë huadhënësit mbajtjen e parave të gatshme.

“Kasafortat” zvicerane do të jenë nga 100 metra kub deri në disa herë më të mëdha dhe me lartësi deri në 90 metra.

Muret shkëmbore sigurojnë një lagështi relative të vazhdueshme prej 40% dhe temperaturë 12 gradë celsius (53.6 gradë Fahrenheit).

Çmimet fillojnë nga 500,000 dollarë dhe më shumë.

Përveç ruajtjes së sendeve me vlerë, siç janë vepra arti, ari, certifikata aksionesh apo edhe makina klasike, ato po vlerësohen “ideale si një vend për aktivitete që duhet të plotësojnë kërkesa të larta sigurie”, tha firma.

Projekti është duke u bërë në bashkëpunim me Gasser Felstechnik AG, një kompani që specializohet në inxhinieri shkëmbore dhe ndërtime nëntokësore.

C5C76E0B 0898 4353 9EC1 B71E475C2F84 200x300 - Kasafortat Shkembore / Vendi i sigurt për ruajtjen e pasurive tuaja dhe të dhënave të ndjeshme

Siç thuhet më tej, Bruenig Mega Safe është në bisedime me rreth një duzinë klientë të mundshëm, përfshirë galeritë e artit dhe individë të pasur.

Pronarët e “kasafortave” janë përgjegjës për koston e ndërtimit, ndërsa kompania do të ofrojë shërbime, siguri dhe shërbime të tjera.

Ndërkohë konsumatorët do të kenë qasje gjatë gjithë ditës përmes një tuneli mjaft të madh për të akomoduar edhe kamionë.

Ndërsa interesi më i madh deri më tani ka ardhur nga qytetarë dhe firma zvicerane, kompania ka thënë se po kërkon gjithashtu të tërheqe klientë nga qendrat e pasurisë si Hong Kongu dhe Singapori.

Puna është planifikuar të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm, dhe “kupolat” e para duhet të jenë në dispozicion rreth 18 muaj më vonë.

Burimi: Bloomberg

Pershtati: Star Business

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu