Që në moshë të re biznesmeni dhe filantropi Warren Buffett ishte i destinuar për sukses. Në vitet e para të adoleshencës së tij ai shiste qese të zeza për mbeturina për komshinjtë dhe shpërndante gazetat lokale, ndërsa që në moshën 15-vjeçare filloi të investonte në pasuritë e patundshme.
Sot “Orakulli i Ohamas” zotëron një pasuri miliarda dollarëshe dhe është prezent në shumë seminare apo evente që kanë në fokus vetëzhvillimin duke dhënë e shpërndarë këshilla për audienca të mëdha njerëzish rreth e qark Amerikës, Evropës dhe jo vetëm.
Warren Buffett është një gjeni i vërtetë. Ai arriti që idetë komplekse t’i shtrojë në thënie që do t’i rezistojnë kohës.
Pothuajse në të gjitha daljet e tij publike dhe intervistat Buffet është shprehur se sekreti i suksesit të tij është fakti se asnjëherë nuk është ndalur dhe mjaftuar me procesin e të mësuarit të gjërave të reja. ‘’Vazhdo të mësosh, edhe nëse nuk të pëlqen procesi’’, – shprehet ai.
Më poshtë ju listojmë disa nga këshillat dhe thëniet motivuese të njeriut i cili prej vitesh renditet si ndër njerëzit më të pasurit në botë dhe qëndron në krye të industrisë së investimit në pronat e paluajtshme.
- Nevojiten 20 vjet për të ngritur famën dhe pesë minuta për ta shkatërruar atë. Nëse mendoni rreth kësaj do t’i bëni punët ndryshe.
- Dikush rri në hije sot sepse dikush tjetër ka mbjellë pemën shumë kohë më parë.
- Rregulla nr. 1: Asnjëherë mos humb para. Rregulla nr. 2: Asnjëherë mos harro rregullën nr. 1.
- Ndërmerrni veprime kur ju vijnë mundësitë. Kam pasur periudha të jetës kur idetë më kanë ardhur me tepri dhe po ashtu kam pasur periudha pa ide. Nëse do më vijë një ide javën tjetër, do të bëj diçka. Nëse jo, atëherë nuk do të bëj asgjë.
- Është mirë të shoqërohesh me njerëz më të mirë se ti. Përzgjidh shoqërues, sjellja e të cilëve është më e mire se e jotja dhe do ta shikosh që edhe ti do të lëvizësh në atë drejtim.
- E vetmja gjë që nuk duhet të bëni kur bini në gropë është të mos vazhdoni të gërmoni.
- Çmimi është çfarë paguan. Vlera është çfarë merr.
- Unë nuk kërkoj të kalojë shtatë shkallë menjëherë. Unë kërkoj atë shkallë të cilën mund ta kalojë.
- Rreziku vjen nga mosdija se çfarë je duke bërë.
- Të parashikosh shiun nuk është ndonjë shpikje. Të ndërtosh anije po.
- Nuk ka rëndësi sa i madh është talenti apo përkushtimi, disa gjëra kanë kohën e tyre. Nuk mund të lindësh një bebe brenda muajit duke lënë 9 gra shtatzënë.
- Është shumë më mirë të blesh një kompani të mrekullueshme me një çmim të pranueshëm se sa një kompani të pranueshme me një çmim të mrekullueshëm.