11 Shkurti njihet si Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë, miratuar në Shtator 2015 në përputhje me Objektivat e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm deri 2030 lidhur me përparimin e shkencës, teknologjisë dhe barazisë gjinore.
Barazia gjinore ka qenë gjithmonë një çështje thelbësore për Kombet e Bashkuara. Më 22 dhjetor 2015, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë për të krijuar një Ditë Ndërkombëtare vjetore, 11 Shkurtin, për të njohur rolin e rëndësishëm që luajnë gratë dhe vajzat në komunitetet e shkencës dhe teknologjisë. Kjo ditë shërben për të ndërgjegjësuar komunitetin, por edhe vetë femrat për mundësitë dhe aftësitë që ato kanë për t’u zhvilluar në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (që shkurtimisht shkruhet me inicialet STEM science, technology, engineering and mathematics).
OKB ndër vite ka inkurajuar të gjitha qeveritë të investojnë në gratë dhe vajzat në shkencë për një rritje gjithëpërfshirëse në Agjendat e Zhvillimit Kombëtar, Rajonal dhe Ndërkombëtar, përfshirë këtu infrastrukturat e reja kërkimore dhe qendrat për të nxitur kërkimin dhe zhvillimin shkencor.
Nje tregues interesant gjate vitit 2020 qe lidhet me menaxhimin e pandemise Covid/19 eshte fakti ,qe vendet qe kishin drejtuese femra arriten ta menaxhojne dhe kontrollojne me mire situaten si nga ana shendetesore ashtu edhe nga ana ekonomike.
Gjermania, e drejtuar nga Kancelarja Angela Merkel qe vjen nga nje karriere e suksesshme ne Akademine e Shkencave te Berlinit, ka qenë një nga vendet më pak të prekura në Europë nga COVID-19 dhe ku kriza u menaxhua dhe vazhdon menaxhohet në mënyrë efektive.