10 mësime për SUKSES NGA Elon Musk 

0
49

Me një pasuri disa miliardëshe, Elon Musk ka krijuar biznese jetë-ndryshuese si PayPal, Tesla, SpaceX, etj, që kanë revolucionarizuar aspekte të caktuara të jetës sonë të përditshme. 

Musk, e ka shumë të qartë vizionin për të nesërmen inovative dhe ai nuk ka aspak frikë që ta ndjekë atë, ndaj për të gjithë ata që do të dëshironin një karrierë kaq të suksesshme sa e tij, ju sugjerojmë të lexoni dhe të thelloni mendimet në dhjetë strategjitë e tij për sukses. 

Njohuria është pushtet

Thuhet që në moshën 9-vjeçare Elon Musk ka lexuar Enciklopedinë Britanike, ndërsa në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka deklaruar se është rrethuar nga librat gjatë gjithë jetës së tij. Prandaj, sa më shumë njohuri të fitoni gjatë jetës, aq më mirë do të jetë për ju dhe mos harroni se procesi i të mësuarit vazhdon gjatë gjithë jetës suaj dhe nuk mbaron me shkollën .

Rrezikoni

“Ky është momenti i duhur për të rrezikuar. Nëse nuk rrezikoni tani, ju nuk do ta ndërmerrni kurrë atë hap. Edhe nëse dështoni, ju të paktën e provuat”, iu drejtua Musk studentëve në Shkollën e Biznesit Marshall në Universitetin e Karolinës së Jugut.

Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja

Edhe pse sot kur përmendet emri i tij, fjala që e shoqëron atë është “ sipërmarrësi i suksesshëm’’, kjo nuk do të thotë që gjatë karrierës së tij ai nuk ka dështuar. Në vitin 1999, kompania Zip2 të cilën ai e themeloi në fillim dhe më pas kompania PayPal, në të cilin ai ishte bashkëthemelues, u cilësuan në atë vit dy nga dhjetë idetë më të këqija të biznesit.

Mos humbni kohë

Sado i suksesshëm të jeni, nëse ju ndodheni në një vend ku eksperienca juaj dhe cilësitë që ju keni nuk vlerësohen, atëherë duhet të largoheni sa më parë nga ai vend dhe të shkoni diku tjetër ku do të vlerësoheni sa duhet. Mos humbi kohë kot, sepse ajo është një ndër elementët më të rëndësishëm në rrugën drejt suksesit.

Kërkoni sugjerime

Edhe pse ai është në krye të kompanive që zotëron, gjithmonë kërkon që të marrë vërejtje dhe këshilla nga të tjerët. Postimet e tij në rrjetet sociale si p.sh Twitter nuk janë të panjohura, ku ai shpesh pyet për të marrë mendimin në lidhje me çështje të ndryshme.

Lista e prioriteteve

Padyshim që Elon Musk është një prej njerëzve jo vetëm më të suksesshëm, por edhe një prej atyre që zor se ka pak kohë të lirë në axhendën e tij. Për të rritur produktivitetin, ai e planifikon kohën e tij duke i ndarë gjërat sipas prioriteteve.

Mos u dorëzoni

Edhe atëherë kur gjerat duken se nuk po shkojnë ashtu siç duhet, ju nuk duhet të dorëzoheni. Mbani pranë vetes njerëz që ju mbështesin dhe ju japin guxim për të vazhduar më tej.

Krijoni balancën ndërmjet jetës profesionale dhe personale

Asnjëherë nuk do të jeni të suksesshëm nëse ju nuk do të keni ndërtuar marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme në jetën tuaj personale. Gjithmonë gjeni kohë për familjen tuaj dhe mundohuni të krijoni një ekuilibër midis jetës suaj profesionale dhe asaj personale.

Rrethojeni veten me persona që zgjidhin probleme

Shumë lehtë mund ta identifikoni një person që i zgjidhë problemet dhe, kur ta bëni këtë, rrethojeni veten vetëm me persona të tillë sepse ju ndihmojnë të zhvilloheni personalisht dhe profesionalisht.

Mësoni nga gabimet tuaja

Askush nuk është perfekt, përfshirë edhe Musk. Fillimet e vitit 2018-të nuk ishin aspak pozitive për shefin e Tesla, sepse ‘’Modeli 3’’ kishte probleme.

“Më është dashur të harxhoja kohë duke u marrë me përmirësimin e të njëjtit produkt, vetëm e vetëm që kur të hidhet në treg mos shfaq probleme. Gabimet dhe përvoja është mësuesi më i mirë, për të gjithë ne. Çdo gabim është një mundësi për t’u rritur akoma edhe më shumë, prandaj ju sugjeroj që të mësoni sa më shumë prej gabimeve tuaja”, shprehet Musk.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu